Ja në cilin stadium do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve 2017

  • 30 June 2015 - 14:20
Ja në cilin stadium do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve 2017

Stadiumi 'Millennium', i Uellsit është konfirmuar si nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve më 2017. Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.

UEFA po ashtu konfirmoi se Friends Arena në Stockholm, do të jetë stadiumi nikoqir i finales në Europa League më 2017.

Ndërsa, Superkupa e Evropës 2017 do të zhvillohet në stadiumin Philipp II Arena në Shkup.

(Kosova Sot)