Në Kosovë, arrestohet serbi i kërkuar nga Interpoli
Është arrestuar një serb i kërkuar në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpoli.
Prangosja e tij është bërë nën fshatin Leshak të Leposaviqit.
Raportohet se fletë arrestin për të e ka lëshuar Mali i Zi.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti ka thënë për lajmii.net se fletë arresti për tashmë të arrestuarin, është lëshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.