Anton Berisha ambasadores turke në Kosovë: S’të kam motër!

  • 29 November 2016 - 11:12
Anton Berisha ambasadores turke në Kosovë: S’të kam motër!

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadores së Turqisë në Kosovë, e cila ka theksuar se Kosova e Turqia janë shtete mike dhe vëllezër.

Berisha në një shënim në Facebook ka theksuar se nuk e ka motër ambasadoren Kivilcim Kiliç.

Shënimi i plotë i Berishës:

“Ambasadorja turke dënon sulmin ndaj konsullatës në Prizren:

JEMI VËLLEZËR!”

KOMENT:

Edhe une i bashkangjitem ambasadores turke në dënimin e sulmit ndaj konsulatës turke në Prizren. Megjithatë, edhe në këtë rast, me konstatimin e saj se: “jemi dy shtete mike dhe vëllezër” ajo në fakt vazhdon ta trajtoj kombin shqiptarë imponueshëm si vëlla me popullin turk dhe në këtë mënyrë edhe të tejkaloj kompetencat e saj si ambasadore e akredituar.

Në fakt, ata që u thirren këto ditë në Konventës e Vjenës, dhe që me të drejtë konstatuan se konsulata turke është eksterritor që rrjedhimisht sulmi prek pjesën integrale të sovranitetit të shtetit, përkatësisht turk; duhet të kenë parasysh se politika aktuale turke dhe vetë ambasadorja e akredituar, në vazhdimësi janë duke e atakuar sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe vet identitetin e shqiptarëve me referencat komb pjesë e kombit turk, dhe thirrja në Konventën e Vjenës do të nënkuptonte masa ndaj vet ambasadores.

Me gjithë respektin njerëzor, si shqiptar, unë nuk e kam motër ambasadoren Kivilcim Kiliç!

(Kosova Sot)