ASK, 176 mijë të papunë / Ku mbetën 350 mijë vende pune të premtuara nga Thaçi e Mustafa?

  • 01 July 2015 - 15:41
ASK, 176 mijë të papunë / Ku mbetën 350 mijë vende pune të premtuara nga Thaçi e Mustafa?

Partia Demokratike e Kosovës dhe kreu i saj Hashim Thaçi kishin premtuar 200 mijë vende të reja të punës, kurse Agjencia e Statistikave  thotë se Kosova i ka vetëm 176.743 të papunë!

Ish kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në planin e tij ekonomik në fushatën zgjedhore në vitit 2014-të kishte thënë se synim i tij kryesor është krijimi i një Fondit të Punësimit prej 1.5 miliard eurosh, krijimi i 200 mijë vende të reja të punës, dyfishim të prodhimit vendor, si dhe reformimi në arsim.

Ndërsa, kryeministri aktual Isa Mustafa, si udhëheqës i fushatës së partisë së tij LDK-së, kishte premtuar 150 mijë vende pune. 

Agjencia e Statistikave në raportin e saj më të ri thotë se Kosova i ka vetëm 176.743 të papunë! Duke, kujtuar premtimet e Thaçit bie se në rast se ai dhe partia e tij do të mbanin premtimet nuk do të kishte asnjë qytetarë të papunë në Kosovës dhe vendi ynë do të bëhej një fuqi rajonale e punësimit, transmeton "Kosova Sot ONLINE". (Raportin e plotë të EKS-së mund ta lexoni në këtë link: https://ask.rks-gov.net/publikimet/cat_view/16-tregu-i-punes?orderby=dmdate_published )

Thaçi e Mustafa, pas një ngërçi politik më shumë se gjashtë muaj lidhën ‘kurorë’, dhe ndërtuan koalcionin qeverisës LDK-PDK, apo ndryshe mund të quhet edhe si koalicion i 'thyerjes së shpresës' së qytetarëve për një jetë më të mire, çka më pas pasoi edhe me ikjen masive të kosovarëve nga vendlindja e tyre në drejtim të shteteve të ndryshme të Evropës.

Premtimet e Thaçit e Mustafës, si edhe shumë të tjera dolën të jenë një mashtrim i radhës së qytetarëve, premtime false vetëm e vetëm që të vijnë në pushtet.

Duke pasur parasysh raporton e ASK-së, që thotë se në vendin tonë janë 176.743 të papunë, shtrohet pyetja se ku mbetën 350 mijë vendet e punës së premtuara nga PDK e LDK, së bashku, ku mbeti zhvillimi i sektorëve të ekonomisë, mirëqenia e qyetarëve, rritja e rrogave e shumë premtime të tjera boshe.

Image

 

(Kosova Sot)