DnV: Këto janë disa nga parregullsit gjatë votimit në Drenas

  • 04 December 2016 - 14:43
DnV: Këto janë disa nga parregullsit gjatë votimit në Drenas

Përmes një konference për medie  Përfaqësuesit e  Demokracia në Veprim kanë treguar disa parregullsi që kanë ndodhur sot deri në orën 12:00, në disa qendra të votimit në Drenas.

Albert Krasniqi nga DnV, ka thënë se votimi familjar, fotografimi i votës, si dhe presioni ndaj vëzhguesve të DnV-së, janë disa parregullsi të vogla të identifikuar deri në mesdite.

“Parregullsitë më të shpeshta që po e karakterizojnë këtë proces të votimit është votimi familjar. Është një rast ku një person në familje apo më shumë se një person gjendet prapa kabinave të votimit, kjo dukuri është identifikuar në 68 raste. Vetëm në Negrovc në një vend votim, kryefamiljari ka shoqëruar 12 familjar të tjerë, një nga një për të votuar bashkërisht. Në ora 12:40 në vendvotimin e dyfishtë në Gradicë, në shkollën “Mehmet Gradica” , tre komisionar janë duke e paralajmëruar mbylljen e vendvotimeve, për shkake se janë vetëm 3 nga pesë persona që duhen të jenë në këtë vendvotim. Dhe ka ankesa që nuk po munden ta menaxhojnë të gjithë procesin, kështu që KQZ, duhet të interesoj në këtë rast dhe të ketë komisionar të mjaftueshëm për të iu mundësuar qytetarëve të votojnë. Në Zabel të Ulët, në shkollën “Arif Shala”, një person është lejua për të votua përkundër që kishte ng jyrë në gishtërinjtë e tij“, tha Krasniqi.

Ai po ashtu ka treguar se kanë ndodhur edhe disa raste ku qytetarët nuk po mund të gjejnë emrin në listat e votimit.

“86 raste të tjera janë raportuar në vështirësi të personave për të gjetur emrin e tyre në listat e votuesve. Fotografimi i votës del të mos jetë ndaluar edhe në këto raste, ku janë raportuar së paku 6 vendvotime, ku është vërejtur fotografim i votës. Në Çikëtove të vjetër në shkollën “Dëshmorët e Drenicës”, vëzhguesit e PDK-së kanë bërë presion ndaj vëzhguesve tanë, duke iu sugjeruar që nuk ka nevojë të qëndroj gjatë tërë ditës në këtë vend votim. Në pesë raste të tjera ka pasur ku një person ka asistuar më shumë se një herë votuesit për të votuar me asistencë, kjo është e ndaluar ”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka thënë se në mëngjes kanë njoftuar për hapjen e qendrave të votimit. Nga ajo çka kanë parë në terren del se 10 përqind e vendvotimeve kanë pasur vonesa në hapjen e qendrave të votimit, të cilat kanë shkuar deri në 50 minuta.

Sipas të dhënave të D.n.V, deri në orën 12:00 janë regjistruar 6 mijë e 965 votues me të drejtë vote, duke përfshirë edhe votimet me kusht.

D.nV sot kemi marrë njoftimin nga paneli për ankesa dhe parashtresa ku dy subjektet politike janë ndëshkuar me nga 1 mijë e 200 euro , për thyerje të rregullave të fushatës zgjedhore.

(Kosova Sot)