KQZ: Deri me tani kanë votuar 27% e qytetarëve

  • 04 December 2016 - 15:57
 KQZ: Deri me tani kanë votuar 27%  e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencë për media, në të cilën Kryetarja e KQZ-së Valdete  Daka ka bërë të ditur se deri më tani dalja e qytetarëve në votim është 27 për qind.

“Në bazë të të dhënave të matura në mënyrë elektronike 14 mijë e193 votues 27 %. Procesi është duke shkuar në rregull. Për te gjitha pyetjet rreth çështjes së sigurisë ju lutem të kontaktoni me prokurorinë e shtetit”, ka thënë Daka.

Ndërsa gjithashtu Daka duke folur në lidhje me shoqërimin e disa vëzhguesve në Polici, ka bërë të ditur se KQZ bënë akreditimin e vëzhguesve dhe nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e tyre.

“Ne i akreditojmë në bazë të dhënave që i ofrojnë i verifikojmë dhe bëjmë akreditimin. Konferenca e radhës në 19:30 për mbylljen e vendvotimeve dhe daljen e votuesve deri në ora 19:30”, ka përfunduar Daka

(Kosova Sot)