Kinë: Janë zhdukur 30 milion vajza

  • 04 December 2016 - 15:58
Kinë: Janë zhdukur 30 milion vajza

Shkencëtarët besojnë se në Kinë janë zhdukur 30 milion vajza, të abortuara ose të mbytura në lindje, për shkak të politikës "një familje - një fëmijë".

Në mbështetje të kësaj shkon edhe zakoni popullor që një fëmijë mashkull është më "i kërkuar" se një femër të cilën familja e heq lehtë dhe në mënyrë mizore, shkruan portali kroat Index.

Megjithatë, hulumtuesit nga SHBA dhe Kina besojnë se kanë gjetur fëmijët e "abortuar", duke vënë tezën se shumë familje lindjet e vajzave nuk i kanë regjistruar fare.

John Kennedy i Universitetit të Kansasit, thotë se ai beson se mungojnë 30 milionë vajza në popullsinë kineze.

"Kjo është madhësia e Kalifornisë, dhe ato thjeshtë u zhdukën. Shumica përdorë shpjegimin demografik që thotë se aborti dhe vrasja e fëmijëve janë arsyet pse kjo nuk paraqitet në regjistrimet e popullsisë. Ne besojmë se ka një shpjegim politik ", tha Kennedy, duke shtuar se vetëm në një brez është zbuluar "tepricë" prej katër milion njerëzve.

Hulumtuesit erdhën në këto të dhëna pas bisedimeve me vendasit në krahinën Chancia, dhe njëri prej tyre kishte dy vajza dhe një djalë, ndërsa ndaj vajzës së vogël sillej si ndaj një fëmije inegzistent. Këtu ka qenë parimi që nëse fëmija i parë është femër, atëherë familja mund të ketë një fëmijë të dytë.

Pasi këtë praktikë e konfirmuan edhe bashkëbiseduesit e tjerë, studiuesit krahasuan të dhënat e fëmijëve të lindur në vitin 1990 me shifrën ej 20 vjeçarëve kinez në vitin 2010. Ata gjetën një "tepricë" prej katër milion banorëve dhe një milion më shumë femra se meshkuj.

"Në qoftë se përfshijmë një periudhë prej 25 vjetësh, është e mundur që një total prej 25 milionë femrave nuk janë në statistikat e lindjeve", tha Kennedy.

Kina këtë vit ka hequr dorë nga politika e një fëmije për familje.

(Kosova Sot)