Dënohet 35-vjeçari pasi dhunoi gruan e tij

  • 04 December 2016 - 16:48
Dënohet 35-vjeçari pasi dhunoi gruan e tij

Një 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sonel Bylykbashi, banues në fshatin Zvezdë u vu në pranga pasi bashkëshortja e tij, M.B 26 vjeçe, e kallëzoi në polici. Sipas saj më datë 2 dhjetor i riu kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. 

Lidhur me rastin, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës, për veprën penale: “Dhunë në familje”.

(Kosova Sot)