Jetimja u martua me “djalin e ëndrrave”, por gjeti veç zhgënjime

  • 02 July 2015 - 18:13
Jetimja u martua me “djalin e ëndrrave”, por gjeti veç zhgënjime

Burri e pyeste me kë rrinte dhe e rrihte pa arsye

Mirjeta 23-vjeçare nga Prishtina rrëfen se babai i kishte vdekur qysh kur e kishte mbaruar shkollën e mesme, kurse një vit më pas edhe nëna. Kur filloi të punojë, ajo gjeti edhe “djalin e ëndrrave”, që do ta merrte në mbrojtje, por në fakt, ai do t’ia bëjë jetën ferr vajzës së re, e cila tashmë kishte mbetur jetime. Por, Mirjetës do t’i dalë krah axha i saj, dhe pas ndarjes nga burri që e rrihte, tani ajo ka nisur një jetë të re

Ëndrrat e saj që pasi të mbaronte studimet të punonte si mjeke që t’u ndihmonte njerëzve të shëroheshin, u shuan që moti edhe pse kishte qenë nxënëse e shkëlqyer. Këto ëndrra ia mori tragjedia që i ndodhi me vdekjen e prindërve. Është kjo Mirjeta 23-vjeçare nga Prishtina, e cila kishte përjetuar gjëra të rënda gjatë tërë këtyre viteve. Një vajzë e bukur flokëzeze e sy kafe, fytyra e të cilës dukej e lodhur dhe e mërzitur. Ajo tani sa ka mbledhur forcat për të ecur më tutje sepse deri më tani ishte dorëzuar shumë herë përballë tragjedive që i kanë ndodhur. “Linda në një familje shtatë-anëtarëshe e unë u bëra e teta. Në një shtëpi ku atëkohë jetonin prindërit e mi bashkë me axhën, gruan dhe tre fëmijët e tij, pasi që kushtet ekonomike i kishin të vështira. Vetëm xhaxhi punonte, të tjerët jo dhe kështu siç më kanë treguar ishte tejet e vështirë të mbijetojmë”, tregon ajo. E pa dyshim se nga gjendja e vështirë ekonomike, shfaqen stresi e gjëra të tjera që mund të shkaktojnë edhe sëmundje. “Babai vuante shumë, sepse kur shihte gjendjen në të cilën jetonim i dhembte. Punonte nganjëherë privat, mirëpo edhe atë mezi gjente punë, ndërsa unë isha duke u shkolluar dhe atëkohë duhej që librat t’i blinim e unë nuk i kisha edhe pse mësoja shumë mirë”, thekson Mirjeta, duke shtuar se kur kishte mbaruar shkollën e mesme, babai i saj ishte sëmur. “Pati sulm në zemër dhe e dërguam tek mjeku ku njëherë u shërua edhe pse dukej ende i dobët, megjithatë u gëzuam që shpëtoi. Por, pas një muaji prapë pësoi sulm dhe kur e dërguam tek mjeku, ai kishte ndërruar jetë e kështu humba njërën pjesë të shpirtit tim dhe tani kisha vetëm nënën”, thotë ajo me sy të përlotur. 

(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)