Me njerëz si Kuçi nuk reformohet drejtësia

  • 03 July 2015 - 07:35
Me njerëz si Kuçi nuk reformohet drejtësia

Degradimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Politika po e mban peng sundimin e ligjit në Kosovë

"Në drejtësi është paraqitur nevojë për reforma të thella, por nuk mund të ketë reforma të tilla, sepse janë të njëjtët aktorë të cilët kanë bërë pështjellimin apo dështimin e drejtësisë që nga viti 1997 apo dhe më herët, për të vijuar me koalicionin e mëparshëm kur ministrat kanë qenë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, apo edhe tashmë me ministrin aktual, Hajredin Kuçi", thotë deputeti Haxhi Shala

Edhe shtatë vite pas shpalljes së pavarësisë Kosova po vijon të përballet me sundimin e pabarabartë të ligjit dhe sistemin e dobët gjyqësor, që po bëhet kosto e madhe për qytetarët e vendit. Një pjesë jo e vogël e policëve, prokurorëve publikë dhe gjyqtarëve, janë performues të çrregullt, të prirë për t'u ndikuar politikisht dhe për keqpërdorim të detyrave dhe falë këtij realiteti krimi i organizuar dhe korrupsioni janë mjaft të përhapur. Reformat kanë qenë të vazhdueshme në drejtësi, por rezultatet kanë qenë negative. Viti 2010, mund të thuhet se ka shënuar fundosjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në atë vit u realizua e ashtuquajtura reformë në drejtësi, ku hynë emra që e njollosën sistemin dhe që prej asaj dite vijojnë ta mbajnë peng. Për këtë arsye situata është njëjtë me atë të vitit 2010, për të mos thënë edhe më keq, pasi përveç mjeteve ligjore asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. "Performuesit më të dobët në sistemin e gjyqësisë së Kosovës janë gjyqet. Nuk ekziston asnjë rrugë e besueshme që siguron shërim ligjor për sistemin civil të gjyqësisë. Gjyqtarë të demoralizuar dhe të rraskapitur kanë para vetes grumbuj të rasteve civile që vazhdojnë që para një dekade, të ndjekur nga një reputacion për korrupsion dhe favorizime. Paditësit mbesin enigmatikë gjatë raundeve të apelit, shtyrjeve dhe vonesave, shpesh duke bërë gabime të qëllimshme. Mitosja dhe dhuna janë bërë mjete atraktive dhe përditshmëri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore. Edhe pse sistemi i drejtësisë penale funksionon më mirë, ai vuan nga jobesueshmëria e përhapur, nga dëshmitarët e frikësuar dhe të pavullnetshëm për bashkëpunim dhe nga cilësia tepër e ulët e punës së prokurorëve", thuhet në raportin e BE -së të hartuar në vitin 2010 mbi sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Përmbajtja e raportit është aktuale me atë çfarë ndodh edhe sot në sistemin e drejtë- sisë në vend... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)