Pritje të gjata në sportelet e komunës së drejtuar nga Shpend Ahmeti (Foto)

  • 03 July 2015 - 16:29
Pritje të gjata në sportelet e komunës së drejtuar nga Shpend Ahmeti (Foto)

Lëvizja "Vetëvendosje", e cila drejton komunën e Prishtinës, po dështon të vë rregull në administratën komunale. Procedurat burokratike vazhdojnë të jenë bezdisëse, duke krijuar radhë të gjatë të pritjes nëpër sportele, sikur gjatë qeverisjes së LDK-së.

Këto pritje vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët.
Një qytetar, emër i njohur për redaksinë ka dërguar disa foto në emailin e gazetës ku shihen pritje të mëdha të qytetarëve para sporteleve. "Pritjet e gjata në Komunën e Prishtinës. Ejani dhe vërtetohuni. Tash aktualisht është duke ndodhur", ka shkruar qytetari, në letrën e dërguar të premten në redaksinë e gazetës.

Sipas fotove të dërguara nga qytetari, prishtinasit dhe mërgimtarët edhe këtë vit do të nervozohen për maltretimet që do të kenë gjatë pritjeve në sporteleve.

Image
Image

 

(Kosova Sot)