Amfilohije do që edhe Gjakova e Prizreni të jenë në Malin e Zi

  • 03 July 2015 - 16:50
Amfilohije do që edhe Gjakova e Prizreni të jenë në Malin e Zi

Pas opozitës malazeze, lidhur me demarkacionin e kufirit Kosovë- Mali i Zi , është shprehur edhe mitropoliti Amfilohije.

Ai ka thënë se Mali i Zi do të ishte i vërtetë vetëm nëse do ta kishte Dukagjinin, shkruan “Kurir i Beogradit.

“Kur Qeveria e Gjukanoviqit në natën e 9 tetorit 2008 njohu pavarësinë e Kosovës, kjo ishte heqje dorë nga një pjesë e territorit që dikur i takonte Malit të Zi e ajo pjesë është Metohia (Dukagjini). Kështu u shkel betimi i mbretit (malazez) Nikola Petroviqit se Metohia është malazeze e të cilën ai e kishte e kënduar në poezinë “Atje, atje”, transmeton kjo gazetë e Beogradit.”

“Të provokuar nga rezoluta në Parlamentin e Kosovës, e cila kërkon që Podgorica t’i kthejë 12 mijë hektarë tokë, Fronti Demokratik në Mal të Zi ka paralajmëruar rezolutë sipas të cilës kërkohet që Malit të Zi t’i kthen kufijtë e vitit 1913, kur Metohia ishte pjesë e saj e rrafshi i Kosovës pjesë e Serbisë”, shkruan Kurir .

Natyrisht se gazeta Kurir nuk tregon se toka e Kosovës atëherë, pas luftërave ballkanike, ishte e pushtuar dhe e ndarë ndërmjet Serbisë e Malit të Zi.

Në vend të kësaj, transmeton Koha.net, gazeta citon Milan Knezheviqin e opozitës malazeze i cili ka thënë se ajo që ka bërë Prishtina është sulm klasik në sovranitetin e e Malit të Zi.
“Do të kërkojmë kufijtë e Malit të Zi nga viti 1913!”, ka qenë kategorik ai.

E kufizimi i Malit ë Zi me Serbinë, nëpër tokën e Kosovës dhe të shqiptarëve, ishte bërë para 102 vjetësh, pas përfundimit ballkanike.
Rreth Rezolutës në Parlamentin e Kosovës ka folur edhe mitropoliti Amfilohije i cili ka thënë se nëse “Hashim Thaçi nëse e kthen gjithë atë që deri në vitin 1945 ka qenë malazeze, me atë tokë do të bëhej tamam Mali i Zi”.

Por Amfiloheje nuk mjaftohet me ka,ai thotë se në këtë tokë duhet të hyjnë edhe ujdhesat kroate Peleshac, Mlet, pastaj Dubrovniku, territoret deri te Neretva, rajoni i Rashkës, Nova Varosh, Novi Pazari deri te Mitrovica dhe Gjakova e Prizreni.