Alergjike ndaj internetit, frikësohet se valët mund ta vrasin

  • 04 July 2015 - 18:10
Alergjike ndaj internetit, frikësohet se valët mund ta vrasin

Në ndonjë rast të rrallë kur Jackie Lindsey del jashtë shtëpisë, ajo vishet me një kostum të argjendtë të kompletuar me vello për ta mbuluar tërë trupin dhe fytyrën. Fqinjët thonë se veshja e saj e bën që të duket sikur një “bletare e sëmurë”. Por, në vend se të kujdeset për bletët, ajo pohon se ka nevojë për këtë kostum pasi që është alergjike ndaj elektricitetit. Ajo e ka diagnostikuar veten me ndjeshmëri të lartë elektromagnetike dhe thotë se kushdo që përdor rrjet pa tela të internetit ose telefon mobil afër saj ka gjasa që t’ia shkaktojë një sulm të ngjashëm me një tronditje anafilaktike. Bëhet fjalë për një reagim ekstrem alergjik shpesh i rrezikshëm për jetën, transmeton Kosova Sot.

Ka çaktivizuar energjinë elektrike në shtëpinë e saj

Si rezultat, ajo ka mënjanuar të gjitha produktet elektrike nga jeta e saj, ka çaktivizuar energjinë elektrike në shtëpinë e saj dhe përdor qirinj për ndriçim dhe gaz për ngrohje dhe përgatitje të ushqimit. Kostumi që e vesh për të dalë jashtë ka argjend të thurur në stof për t’i reflektuar fushat magnetike rreth saj. Ajo gjithashtu përdor një mjet testues për fushë elektromagnetike për ta matur korrentin magnetik në ajër, kur gjendet jashtë në publik.  Lindsey ka jetuar një jetë normale si pronare e një shtëpie të lëshuar me qira para tetë viteve para se të fillojë që të vuajë simptomat neurologjike, marramendja, dhimbjet në sy dhe mpiksja në duar, por nuk mund të gjendej një sqarim mjekësor. Ajo filloi që ta bëjë vetë një hulumtim dhe pas tri viteve ajo zbuloi se vuan nga kjo sëmundje. Sëmundja ende nuk është pranuar nga profesioni mjekësor në Britani, por konsiderohet si një paaftësi në Suedi.

Jackie tani jeton si e izoluar në një lokacion rural

Sipas organizatës bamirëse ‘ES UK’, katër për qind e popullatës tani vuajnë nga sëmundja dhe numri ka gjasa që të rritet pasi që shoqëria do të bëhet më e varur nga teknologjia moderne. Jackie tani jeton si e izoluar në një lokacion rural në Uimborn në afërsi të Dorsetit në Angli, pasi që u detyrua që ta shesë shtëpinë e saj pasi që e ndjente elektricitetin nga shtëpia e fqinjit. Ajo mban me vete një testues të fushës elektromagnetike për t’i kontrolluar mjediset kur nuk ndjehet mirë ose kur ka dhimbje. Në një ditë të mirë ajo mund të shkojë në dyqan për pesë minuta pa u prekur keq nga gjërat si dritat fluoreshente dhe nga mjetet për skanim, por shumicën e kohës ajo varet nga porositja e gjërave ose nga blerja e tyre nga ana e anëtarëve të familjes.  “U ndjeva e lehtësuar kur e zbulova se nga çfarë vuaj pasi që kisha vuajtur për shumë vite. Por. është vështirë që të merrem seriozisht. Shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje humbin miqtë dhe familjen paso që ata nuk e kuptojnë atë dhe mendojnë se personi në fjalë është çmendur. Ndjehem e ofenduar nga ana e mjekëve kur thonë se e tërë kjo është vetëm në kokën tënde”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot)