Serbia e plotëson kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, nesër ai dorëzon Francës

  • 11 January 2017 - 19:31
Serbia e plotëson kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, nesër ai dorëzon Francës

Kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt do t’i dërgohet nesër Francës, ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, duke shtuar që Serbia e kërkon Haradinajn “për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq.

Haradinaj pritet nesër të dalë para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës ku do të mësohet nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi. 

(Kosova Sot)