Sulm në një dyqan në Spanjë (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Sulm nė njė dyqan nė Spanjė (Foto)

Sulm nė njė dyqan nė Spanjė (Foto)

Një sulmues ka hapur zjarr në një dyqan në Spanjë, duke bërtitur "Allahu Akbar", raporton The Daily Mail.

Sulmuesi, që raportohet se kishte me vete një 'jelek vetëvrasës' me benzinë dhe barut, ka hyrë në dyqanin Mercadona, në zonën As Lagoas të rajonit veriperëndimor Ourense, para se të shtinte me armë zjarri në ajër.

Disa konsumatorë ndodheshin brenda në dyqan, kur sulmuesi ka hyrë dhe ka shtënë me armë, duke detyruar shërbimet e emergjencës të rrethojnë menjëherë ndërtesën.

Sipas burimeve policore, sulmuesi i ri në moshë ka probleme psikologjike, dhe jeton afër dyqanit.

Incidenti, që ka ndodhur rreth orës 2 të pasdites, nuk ka rezultuar me viktima, por ka lënë shumë njerëz të tronditur.

Një punonjës ka konfirmuar se sulmuesi ka bërtitur "Zoti është më i madhi" në arabisht, para se të shtinte me armë.

Dëshmitarët kanë treguar se si papritmas kanë dëgjuar bërtima dhe të shtëna, para se policët aty pranë t'i urdhëronin të largoheshin.

Sipas portalit spanjoll La Region, oficeri policor, Carlos Perez, 38-vjeçar, ka zbuluar se sulmuesi ka shtënë drejt tij me armë, dhe se ai është dashur të priste për ndihmën e kolegëve.

Ai dhe kolegët e tij kanë arritur ta kapin atë pasi atij i është harxhuar municioni. 

(Kosova Sot)

16 orë e 33 minuta më parë