Trump i vendosur të ndërtojë murin me Meksikën - Lajme - Kosova Sot
Trump i vendosur tė ndėrtojė murin me Meksikėn

Trump i vendosur tė ndėrtojė murin me Meksikėn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e parë të mbajtur si President, ka thënë sot nëse atë e pëlqen Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kjo “është një përparësi dhe nuk është një hendikap".

Por ai ka pranuar se nuk mund të garantojë nëse dy vendet do të jenë aleatë, ndërsa ka mohuar se nuk ka ndonjë marrëveshje me Rusinë.Trump ka thënë sot se do të zbatojë planin për të ndërtuar murin përgjatë kufirit meksikan, duke premtuar se ndërtimi i murit do të fillojë shumë shpejt, ndërsa sipas tij Meksika do t’i kompensojë Shteteve të Bashkuara koston e ndërtimit të murit.

(Kosova Sot)

17 orë e 11 minuta më parë