Sulm terrorist me gaz në një shkollë në Gjermani (Foto)

  • 11 January 2017 - 21:35
Sulm terrorist me gaz në një shkollë në Gjermani (Foto)

Një sulm me gaz në një shkollë në Gjermani ka lënë disa student më veshtirësi në frymarrje

Shërbimet emergjente dhe ekspertë të specializuara mjedisor kanë nxituar në vendngjarje, pasi besohet një lloj gazi është hedhur në gjimnazin në “Weg Reinbeker” në Hamburg.

Më shumë se 30 nxënës janë raportuar probleme në frymëmarrje nga efekti i gazit i cili ka shkaktuar edhe probleme me sytë.

Autoritetet kanë thënë se sipas gjitha gjasave ky është një sulm terrorist, pasi mënyra se si është bërë është konstatuar se kjo ka qenë e qëllimshme.

(Kosova Sot)