Mediat serbe: Deputetët e Kosovës nuk bën asgjë për Ramush Haradinajn!

  • 12 January 2017 - 10:58
Mediat serbe: Deputetët e Kosovës nuk bën asgjë për Ramush Haradinajn!

Të marten, Kuvendi i Kosovës  ka dështuar që ta miratojë rezolutën për Ramush Haradinajn. Deputetët kanë propozuar dy rezoluta, dhe asnjëra nga to nuk ka arritur që t’i marrë votat e majftueshme.

Rezoluta e AAK-së u votua nga 36 deputetë, 28 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenime.

Kjo I ka bërë edhe mediat serbe shumë kurioze, sidomos tani kur Haradinaj gjendet ende në Francë.

Mediumi serb, Tanjug ka shkruar për dështimin e miratimit të rezolutës për Ramush Haradinajn.

Sot, kur ai pritet të dale para gjyqit në Francë mediat serbe kujtojnë se deputetët e Kosovës  nuk arritën të miraojnë një rezolutë të përbashkët , por vetëm luten për lirimin e tij, transmeton Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)