Ndalohet punonjësi i bankës, ruante video pornografike me të mitur

  • 04 July 2015 - 21:49
Ndalohet punonjësi i bankës, ruante video pornografike me të mitur

Një punonjës IT i një bankë të nivelit të dytë në Tiranë u ndalua sot nga strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet për veprën penale të “Pornografisë”.

E. Vela, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u ndalua pas kryerjes së hetimeve proaktive në funksion të procedimit penal te vitit 2015, prej të cilave rezultoi se i ndaluari prej një kohe të gjatë ka shkarkuar, ruajtur, poseduar dhe shpërndarë nëpërmjet përdorimit të aplikacionit dhe rrjetit kompjuterik “eMule” dhe “eDonkey”, materiale si regjistrime filmike video dhe fotografike me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.

Hetimet për aktivitetin kriminal të kryer nga i ndaluari janë kryer në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane nëpërmjet kanalit të bashkëpunimit INTERPOL.

Hetimet do vazhdojnë për verifikimin e gjithë aktivitetit të paligjshëm të mundshëm. Në ngarkim të të ndaluarit, u kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga nenet 117 paragrafi i dytë i Kodit Penale, të cilat ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.