Ramadan Muja i harroi të sëmurit, shpenzoi mbi 111 mijë euro në dreka

  • 04 July 2015 - 22:12
Ramadan Muja i harroi të sëmurit, shpenzoi mbi 111 mijë euro në dreka

Komunën e Prizrenit, që drejtohet nga Ramadan Muja e ka shpenzuar shumicën e buxhetit komunal në ushqim.

Muja dhe punonjësit e kësaj komune brenda një ditë punë kanë shpenzuar fiks 400 euro në dreka. Ndërsa, brenda një vit ky shpenzim ka shkuar në 111 mijë e 878 euro.

Këtë fakt e ka thënë Auditori Gjeneral në raportin e kësaj komune. Madje, kjo komunë sipas Auditorit ka shpenzuar për dreka më shumë se për subvencione për të sëmurët, transmeton Express.