S’ka liberalizim të vizave, pa e luftuar korrupsionin e krimin e organizuar

  • 05 July 2015 - 07:58
S’ka liberalizim të vizave, pa e luftuar korrupsionin e krimin e organizuar

Mesazhet nga Berlini, një dush i ftohtë për qytetarët e Kosovës

Ekspertët: Qeveria duhet të lërë anash fjalët boshe

“Ish-kryeministri Thaçi na ka mashtruar prej vitit 2010, kur na thoshte se pas 15 muajve do të kemi liberalizimin, ndërsa u bënë pesë vite nga kjo dhe asgjë. Shpesh më çuditin deklaratat e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të BE-së, kur kërkojnë nga qeveritarët dhe politikanët tanë, që ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, kur vetë ata e dinë që me këta njerëz që po bisedojnë, janë mu këta që janë të korruptuar dhe të kriminalizuar deri në fyt”, thotë analisti Faik Krasniqi

Pa luftimin e korrupsionit, nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët. Ky ishte mesazhi i prerë që mori kryeministri Isa Mustafa gjatë vizitës në Berlin nga gruaja më e fuqishme në kontinentin evropian, Angela Merkel.

Kështu të ardhmen e Kosovës po e mban krimi i organizuar dhe korrupsioni. Edhe kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë të fundit, e ka pranuar se në Gjermani i është thënë se ndër kushtet kryesore për liberalizim vizash është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky liberalizim do të bëhet, por që nuk ka ndonjë datë apo ditë se kur do të ndodh. "Është biseduar për këtë çështje. Nuk ka pasur ndonjë afat. Ka pasur disa kushte që duhet të plotësohet, e të cilat ne si Qeveri do t’i përmbushim. Kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit e gjëra të tjera. Afate për këtë çështje nuk ka pasur as nga Angela Merkel", ka thënë Mustafa... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)