Uji i mrekullive

  • 05 July 2015 - 08:23
Uji i mrekullive

Banorët besojnë se kroi ka efekte shëruese

Në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit buron uji i gazuar, një dhuratë kjo që ua ka falur vetë natyra. E, ky vend në të kaluar ka qenë vend takim për shumë qytetarë, anembanë Kosovës, ngase aty kanë shkuar për të
mbushur ujë, për të cilin mendonin se ka efekt shërues. Banorët thonë se nga efektet e mëdha të këtij uji të gazuar kanë shpërthyer shishet e plastikës

Jemi mësuar të dëgjojmë për  burime të shumta të ujit, të cilat na  i ka dhuruar natyra, por jo shumë për të tilla që kanë efekte shëruese. Por,  në Fshatin Poklek të vjetër të Komunës  së Drenasit, fshataret rrëfejnë atë që kanë dëgjuar brez pas brezi nga para ardhësit e tyre, e që bëhet fjalë, për një  burim, i cili prodhon ujë të gazuar, apo siç njihet në popull, uji i thartë. Është kjo një mrekulli e natyrës që nuk haset shpesh. E, përveç kësaj mrekullie, ky vend njihet edhe si pikë takimi para lufte ku shumë banorë kanë shkuar aty për të mbushur ujë nga vise të ndryshme të Kosovës. Por, edhe një vend ku janë takuar e shoqëruar edhe shumë qytetarë... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)