Te varri i djalit për t’ia treguar historitë e familjes

  • 05 July 2015 - 13:09
Te varri i djalit për t’ia treguar historitë e familjes

Dhimbja e babait kurrë nuk shuhet për përjetimet nga masakra e Reçakut

16 vjet pas kësaj masakre nuk është bërë asgjë për t’u dënuar kriminelët e paramilitarët serbë

"Asnjë ditë e gëzuar më nuk çel për ne. Jemi krenarë për veprën e tyre, për gjakun që sot na ka bërë të lirë, por dhembje kemi shumë. Kam dëshirë shpesh të shkoj te varri e t’i tregoj djalit krejt çka po ndodh në familje e në Kosovë, sikur më hiqet pak mërzia. Sado që kjo ngjarje i tregoi botës për krimet që ndodhën këtu të pranuara për herë të parë edhe nga të huajt, për prindin qenka shumë e rëndë humbja", flet i mërzitur plaku Hafiz Mustafa

16 vjet më parë në Reçak të komunës së Shtimes ndodhi një krim, një masakër që bëri më pas kthesa historike të proceseve politike në luftën e porsanisur në Kosovë. Rrëfimet e atyre që përjetuan krimin në Reçak janë secili më i tronditës se tjetri. Hafiz Mustafa një plak 75-vjeçar shpesh shëtit nëpër fshat i pikëlluar për humbjen e të birit Mehmetit, atë kohë 20-vjeçar, i cili u masakrua së bashku me 41 bashakëfshatarë të tjerë në masakrën që ndodhi në Reçak më 15 janar të vitit 1999... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)