Mjacaj pranon vrasjen, tregon arsyen

  • 05 July 2015 - 18:52
Mjacaj pranon vrasjen, tregon arsyen

20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është autori i vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e së premtes.

Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve, nën kërcënimin e armës, në fshatin Lotaj.

Sipas tij , pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve.