"T'i merren shenjat e gishtave Drejtorit të Policisë Korçë, i dënuar me burg në Greqi"

  • 17 January 2017 - 23:27

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar mbrëmjen e sotme denoncimin e radhës së ardhur nga qytetarët.

Siç shkruan Bersiha, një qytetar me detyrë punonjës policie, kërkon që të bëhet verifikimi i gishtërinjve ndaj Drejtorit të Policisë Korçë, Ajet Zyberi.

Kjo pasi referuar denoncimit të qytetarit, Zyberui rezulton të jetë një person me precedentë penalë, i dënuar në Greqi, në burgun e Larisës, nga i cili thuhet se është arratisur në vitin 1994.

Postimi në Facebook i Berishës:

Oficeri i policise dixhital informon:

-Drejtori i policise ne Korçe, Ajet Zyberi ka vuajtur denim ne Greqi dhe eshte arratisur nga burgu i Larises -Kerkon qe ti behet verifikimi i gjurmeve te gishtrinjeve! sb

-"jam nje punonjes policie ne kuadrin e dekriminalizmit dua te behen verifikimi i shenjave te gishtrinjeve te zotit ajet zyberi sot drejtor policie ne korce i aradoktor doktortisur nga burgu i larises ne vitin 1994 me respekte gjithashtu te behen verifikime per drejtorin e sh k b arben skendi nje ish punetor operativ ne komunen miras devoll sa njerez te pafajshemm ka futur ne burg"

(Kosova Sot)