Tahiri nis nga Gjirokastra fushatën: Dorëzoni armët ose ju pret burgu!

  • 17 January 2017 - 23:47
Tahiri nis nga Gjirokastra fushatën: Dorëzoni armët ose ju pret burgu!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nisur nga Gjirokastra fushatën “Shqipëria pa armë”.

Në një takim me banorët e fshatit Asim Zeneli, Ministri u apeloi dorëzimin vullnetar të armëve. Ai u tha të përfitojnë nga amnistia e miratuar nga parlamenti që nuk ndiqet penalisht kush dorëzon armët.

"Një Shqipëri pa armë. Ne na duhet një Shqipëri e kulturës, e librave, e sportit, por nuk na duhet një Shqipëri me armë. Ka 20 vite që nga ’97, që Shqipëria e ka këtë problem, me armë të paligjshme që gjenden në duart e qytetarëve. Policia do të trokasë derë më derë në të gjithë Shqipërinë për të ftuar qytetarët të dorëzojnë armët. Sot me ligjin që kemi miratuar, ai që dorëzon armën nuk dënohet." tha Tahiri.

(Kosova Sot)