Qeverisja Komunale e Mujës, shpenzon 112 mijë euro të shtetit

  • 05 July 2015 - 19:20
Qeverisja Komunale e Mujës, shpenzon 112 mijë euro të shtetit

Qeverisja Komunale e Ramadan Mujës, e ka prioritet të ushqyerit mirë.

Këtë e tregon edhe raporti i Auditorit, ku gjatë vitit të kaluar, kjo Komunë i ka shpenzuar më shumë se 111 mijë e 878 euro në dreka.

Vetëm për një ditë, sipas raportit, zyrtarët komunalë i kanë harxhuar 400 euro në dreka.

Madje Komuna e Ramadan Mujës, më shumë ka harxhuar në dreka sesa në subvencionimin e të sëmurëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

Këto shpenzime, sipas kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, e tregojnë papërgjegjësinë e punës së kryetarit Muja, raporton KTV.

Ndërkaq, për Vetëvendosjen në Prizren, Qeveria Muja është e pangopur, përcjell koha.net. Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se Komuna e vlerëson si korrekt dhe të drejtë raportin e auditorit në pasqyrimin e të gjeturave.

Derisa akuzat e opozitës, Berisha i quan primitive. Komuna e Prizrenit gjatë vitit të kaluar i ka shpenzuar 56 mijë e 700 euro për eliminimin e qenve endacakë.