Përmbyset një varkë në lumin Ohajo, tre të vdekur

  • 05 July 2015 - 22:38
Përmbyset një varkë në lumin Ohajo, tre të vdekur

Autorietet në Kentaki kanë njoftuar se tre veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë llogaritën të humbur, pasi varka në bordin e së cilës ishin, ka goditur urën “Clark Memorial” dhe është përmbysur në lumin Ohajo.

Kapiteni i Zjarrfiksëve të Louisville, Salvador Melendez citohet të ketë thënë se në bordin e anijes besohet se kanë qenë dhjetë veta. 

Sipas tij, deri më tani kanë humbur jetën dy të rritur dhe një fëmijë. Ai është shprehur se ne mesin e të zhdukurve është edhe një fëmijë tjetër, raporton TCH. Melendez ka thënë se të shpëtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka treguar për identitetin e tyre, sikurse as për ata që ende janë të zhdukur.