Mafio-politika ka zyrtarizuar plaçkitjen e qytetarëve nga përmbaruesit privatë

  • 06 July 2015 - 07:38
Mafio-politika ka zyrtarizuar plaçkitjen e qytetarëve nga përmbaruesit privatë

Janë bërë pjesë e sistemit të kalbur dhe të inkriminuar të drejtësisë 

Ekspertët: Prokuroria duhet të hetojë licencimet dhe shkeljet e përmbaruesve 

"Mafio-politika dhe parapolitika i ka krijuar këta përmbarues, për t'i plaçkitur në mënyrë të ''ligjshme'' qytetarët dhe bizneset e ndershme në Kosovë, dhe në mënyrë perfekte po i zbatojnë urdhrat e kapove të mafiopolitikës. Me këta banditë dhe mafiozë në pushtet dhe në skenën politike dhe Hajredin Kuçin, ministër të Drejtësisë, që e kanë kapur shtetin për fyti dhe janë fajtorët për shkatërrimin dhe kapjen e shtetit dhe të drejtësisë, nuk hetohet asgjë dhe nuk merret asnjë veprim për t'i pastruar të këqijtë nga gjykatat dhe prokuroritë, që në çdo shtet normal i ndjekin kriminelët dhe të korruptuarit", është shprehur analisti Faik Krasniqi

Në sektorin e përmbarimit privat po ndiqet e njëjta rrugë, që është ndjekur më herët nga sektori gjyqësor dhe ai prokurorial, duke u rekrutuar, emëruar, licencuar njerëz të veshur me pushtet të dyshimtë, pa etikë, integritet profesional e njerëzor. Konstatimet vijnë nga qytetarë, biznese, por edhe nga njerëz të politikës, sipas të cilëve një pjesë e jo e vogël e përmbaruesve janë licencuar si rezultat i veprimeve korruptive dhe krimit të organizuar nga raportet e krijuara edhe më parë në sektorin e drejtësisë, respektivisht në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo e fundit presim që të na vërë në dispozicion procedurën e përzgjedhjes dhe licencimit të përmbaruesve privat dhe emrat e atyre që i kanë përzgjedhur. Ndërkaq, sipas ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk kishte si të ndodhte ndryshme edhe me sistemin përmbarimor privat, duke pasur parasysh atë se çfarë ka ndodhur me sistemin gjyqësor dhe prokurorial. "Kur i gjithë sistemi është kapur nga grupe interesi, pse të jetë ndryshe edhe për përmbaruesit", është shprehur ish-kryekuvendari Krasniqi. Edhe sipas analistit politik dhe njohësit të çështjeve juridike, Blerim Burjani, edhe në përmbarimin privat gjyqësor, njësoj sikurse me rastin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe përmbaruesit kryesisht janë zgjedhur me linja të ndërhyrjes politike. "Ka shumë ankesa në drejtim të përmbaruesve për punën që ushtrojnë, të cilët jo rrallë edhe kushtëzojnë bizneset për përmbarime të lëndëve. Edhe pse përmbaruesit kanë këtë rol ende vazhdojnë të kenë shumë lëndë pa përmbaruar dhe kjo tregon nivelin e funksionimit të deritashëm të përmbaruesve", ka thënë Burjani... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)