Bankat zhvatin qytetarët dhe bizneset

  • 06 July 2015 - 07:42
Bankat zhvatin qytetarët dhe bizneset

BQK-ja nuk po bën asgjë për liberalizimin e treguar bankar në Kosovë

Berjani: Bankat po i plaçkitin qytetarët dhe bizneset

Deputeti Enver Hoti thotë se drejtuesit e BQK-së në vend se të bëjnë instrumentin ligjor dhe të licencojnë sa më shumë banka, që i plotësojnë kushtet në interes të qytetarëve, ata sikur janë bërë avokatë të tyre. Sipas, tij, këto veprime të BQK-së sjellin dyshime sikur drejtuesit aktualë të saj, mbase edhe ndonjë politikan, janë aksionarë me bankat, sepse më shumë po kujdesen për fitimet e tyre se që kontrollojnë ato 

Aktualisht në tregun bankar të Kosovës funksionojnë më shumë se 10 banka komerciale, por ekspertët e ekonomisë dhe njohësit e fushës së Konkurrencës thonë se BQK-ja duhet që sa më parë të bëjë liberalizimin e tregut bankar të Kosovës. Për një gjendje të tillë alarmante, ku llogaritet se në tregun bankar të Kosovës janë kamatat më të larta në rajon, fajtore për këtë konsiderohet BQK-ja, që sipas analistëve dhe opozitës qëllimisht nuk po e liberalizon tregun bankar vendor, duke u bërë aleate dhe avokate e bankave komerciale që afarojnë te ne. Deputeti Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, tha se drejtuesit e BQK-së në vend se të bëjnë instrumentin ligjor dhe të licencojnë sa më shumë banka, që i plotësojnë kushtet në interesa të qytetarëve, ata po ngurrojnë që ta bëjnë këtë gjë. Hoti kërkoi që urgjentisht të liberalizohet dhënia e licencave për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset e ligjshme. Sipas Hotit, këto veprime të BQK-së sjellin dyshime se drejtuesit aktualë, mbase edhe ndonjë politikan, sikur janë aksionarë me bankat sepse më shumë po kujdesen për fitimet e bankave sesa që janë kontrollues të tyre, siç e përcakton ligji. Hoti shprehet për gazetën se BQK-ja sikur është shndërruar në mbrojtëse dhe avokat të interesit të bankave komerciale në vend se të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)