Eni Çobani ja 'hedh' drejtësisë

  • 21 January 2017 - 20:12
Eni Çobani ja 'hedh' drejtësisë

Amnistia e përpiluar nga Ministria e Drejtësisë dhe miratuar më pas nga parlamenti ka ndihmuar dhe avokaten Eni Çobani, duke bërë që dosja kundër saj në gjykatë të mbyllet.

Moderatorja e “Shihemi në gjyq” ishte paditur nga disa persona në gjykatë, me pretendimin se ajo kishte shpifur kundër tyre. Për pasojë ata kanë kërkuar dëmshpërblim në Gjykatën e Tiranës.  

Mirëpo pak ditë më parë ka qenë kjo gjykatë që ka pushuar të gjitha këto padi, kundër Eni Çobanit. Shkak i kësaj situate, është bërë futja në fuqi e ligjit të Amnistisë, ligj i cili nuk favorizoi vetëm të dënuarit në burgje, por edhe avokaten Eni Çobani.

(Kosova Sot)