Twitter nis hetimet, përdoruesit shtohen pa dëshirë si ndjekës të Trump

  • 21 January 2017 - 22:12
Twitter nis hetimet, përdoruesit shtohen pa dëshirë si ndjekës të Trump

Twitter ka nisur hetimet pasi përdoruesit e rrjetit social janë shtuar automatikisht dhe pa dëshirën e tyre si ndjekës të llogarisë së Donald Trump, @POTUS, të cilën Presidenti i SHBA e mori nën kontroll të premten.

Ata u ankuan se u shtuan si “follower’s” menjëherë pas tranzicionit, pavarësisht se nuk e kishin bërë “follow” më parë llogarinë e Shtëpisë së Bardhë.

Llogaritë e @POTUS, @FLOTUS, @PressSec, @WhiteHouse dhe @VP iu hoqën skuadrës së Obama pas inaugurimit të Trump.

Twitter tha se po heton çështjen dhe se kompania e njohu problemin.

(Kosova Sot)