Organizata Politike 'vandalizon' Tiranën (Foto)

  • 21 January 2017 - 23:06
Organizata Politike 'vandalizon' Tiranën (Foto)

Anëtarët e Organizatës Politike pasditen e sotme dhunuan zbukurimet në kryeqytet duke i zëvendësuar me zhgarravina.

Pak kohë më parë Bashkia e Tiranës nisi një projekt që realizohej për herë të parë në Shqipëri, ku ndërmarrja e dekorit zbukuroi të gjithë kutitë e energjisë ose ato telefonike që ishin në rrugët e kryeqytetit, duke i shndërruar ato në vepra të mirëfillta arti.

Punonjës të ndërmarrjes së dekorit kanë pikturuar personazhet vizatimorë më të dashur për fëmijët.

Burime nga Bashkia konfirmojnë se ndërmarrja e dekorit do t’i ribëjë ato sërish, duke i kthyer ngjyrat kryeqytetit, dhe njëherësh buzëqeshjen fëmijëve që do të kenë mundësinë të shohin sërish personazhet e tyre vizatimorë në rrugët e kryeqytetit. 

(Kosova Sot)