Rrëzohet nga pushteti pas 22 vitesh, braktis vendin ish-Presidenti

  • 21 January 2017 - 23:45
Rrëzohet nga pushteti pas 22 vitesh, braktis vendin ish-Presidenti

Ish-presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh, është larguar nga vendi pasi humbi zgjedhjet që e rrëzuan pas 22 vjetëve në pushtet

Jammeh është mposhtur në zgjedhjet e dhjetorit nga Adama Barrow, por ai sfidoi më pas rezultatin e zgjedhjeve.

Por, pas dy ditëve që është betuar presidenti i ri, Jammeh ka lënë vendin duke u larguar me një avion që thuhet se shkonte në Guinenë.

Barrow i ka thënë BBC-së, se atij do t’i duhet të rikthehet në vend “herët a vonë”.

Në një intervistë për BBC, ai tha se ai do të krijojë një komitet investigativë që do të merret me akuzat që i janë bërë Jammehs për abuzim me të drejta të njeriut.

(Kosova Sot)