Puçi ushtarak në Turqi: Lëshohen mbi 400 urdhër arreste

  • 21 January 2017 - 23:48
Puçi ushtarak në Turqi: Lëshohen mbi 400 urdhër arreste

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arreste për më shumë se 400 persona, duke përfshirë edhe oficerë të sigurisë, në 48 provinca në të gjithë vendin.

Urdhër arresti është dhënë në vijim të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit në korrik të vitit të kaluar.

Ata janë duke u kërkuar edhe me dyshimin se kanë përdorur Bylock një aplikacion inteligjent që kodon mesazhet dhe që qeveria thotë se është përdorur nga rrjeti i Fetullah Gylen, i cili pretendohet se ka orkestruar grushtin e shtetit.

Gulen, një klerik me bazë së SHBA që ka jetuar në mërgim që nga viti 1999. Ai ka mohuar akuzën dhe ka dënuar grushtin e shteti.

Në një lidhje me tentativën e grushtetit të shtetit Turqia ka burgosur rreth 40,000 njerëz në pritje të gjykimit dhe ka pezulluar apo hedhur poshtë më shumë se 100,000 punonjës të ushtrisë, gjyqësorit dhe shërbimeve publike.

Në mesin e të dyshuarve ishin 123 ushtarë nga marina dhe 187 oficerë të sigurisë.

(Kosova Sot)