Lideri i ISIS në ‘gjendje të rëndë’

  • 23 January 2017 - 21:47
Lideri i ISIS në ‘gjendje të rëndë’

Lideri i Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është plagosur rëndë në bombardimet e ndërmarra në Irakun e veriut.

Mediat shkruajnë se truri i grupit më të rrezikshëm terrorist në botë mori lëndime të rënda pas një sulmi ajror në Al-Ba’aj.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që në mediat e huaja shkruhet jo vetëm për një plagosje, por madje edhe për vdekjen e al-Baghdadi’t. Zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me gjendjen e kreut të ISIS’it.

Al-Baghdadi është përpjekur që të qëndrojë në hije, pavarësisht faktit se e ka shpallur veten si lideri i kalifatit të ri të formuar islamik.

(Kosova Sot)