Nëna "shkatërrohet" kur kupton se vajza e palindur ishte shkaktar i kancerit të saj

  • 24 January 2017 - 20:25
Nëna

KËRKON NGA NËNAT E TJERA QË TË KENË KUJDES ME SHENJAT E SËMUNDJES

Ashley u diagnostikua me një tumor të shkaktuar nga qelizat që ngjesin placentën në mitër

Janë vetëm pesë femra të diagnostikuar me këtë lloj të kancerit, i quajtur "placental site trophoblastic"

Një nënë e shkatërruar ka bërë me dije se si shtatzënia me vajzën e saj ia ka shkaktuar një lloj shumë të rrallë të kancerit, derisa nga nënat dhe femrat e tjera ajo kërkon që të kenë kujdes me shenjat e sëmundjes. Ashley Shaw, 26 vjeçe, nga Uidnes, ishte diagnostikuar me një tumor të shkaktuar nga qelizat që ngjitin placentën në mitër, pasi kishte lindur vajzën e saj Layla, në muajin tetor të vitit 2014. Janë vetëm pesë femra të diagnostikuar me këtë lloj të kancerit, i quajtur "placental site trophoblastic", transmeton gazeta Kosova Sot.

Ashley kishte shtatzëni të vështira me dy djemtë e saj

Ashley, një asistente në një stadium, ka thënë: 'Një muaj pasi kishte lindur vajza ime Layla, kisha një ndjenjë të çuditshme se diçka nuk ishte puna si duhej të ishte. Cikli im menstrual ishte bërë i rregullt dhe ndihesha në përgjithësi jo mirë. Me muaj kam lutur për teste, por nuk e kam bërë deri në muajin shkurt të vitit 2016, kur isha diagnostikuar me tumor. Kur e kam zbuluar se ishte një rezultat direkt ky si pasojë e shtatzënisë me vajzën time, nuk kam mundur ta besoj. Kurrë nuk kam dëgjuar për diçka të tillë më parë'. Ashley kishte shtatzëni të vështira me dy djemtë e saj - Dylan, tetë, dhe Declan, gjashtë. Sido që të jetë, shtatzënia me vajzën e saj kishte paraqitur një problem që nga java e 32 e saj. 

Layla kishte lindur më herët

Nëna e dërrmuar kishte lajmëruar njësinë e maternitetit kur kishte ndaluar së ndjeri foshnjën e saj të gjallë brenda saj. Më pas, kur ajo kishte arritur te "Whiston Hospital", në Preskot,ajo kishte zbuluar se foshnja e saj e palindur kishte ndaluar që të rritej pasi placenta e saj kishte ndaluar së funksionuari. Ashley thotë: 'Më ishte thënë se placenta ime kishte vdekur. Më pas kam shpejtuar për prerje cezariane. Layla kishte lindur më herët derisa ajo ishte forcuar me kalimin e kohës. 'Pas dhjetë ditëve në spital, unë përfundimisht kam sjellë vajzën e vogël në shtëpi. Mendova se drama do të përfundonte këtu". Në mars Ashley ishte shtrirë në "Royal Hallamshire Hospital", për një operacion që kishte zgjatur katër orë. Aksidentalisht mjeku ia kishte prerë arterien, duke komplikuar shërimin. 'Tani ndihem si një nënë e tmerrshme, derisa pa mitër ndihem sikur të mos jam fare femër. Tani dua të rris kujdesin te nënat e tjera, pasi kanceri është i rrallë. Dua t'ju them edhe nënave tjera, që të kontrollojnë veten , sepse ia vlen".

(Kosova Sot)