Nis “darka e punës” Kosovë-Serbi

  • 24 January 2017 - 21:34
Nis “darka e punës” Kosovë-Serbi

Ka përfunduar takimi mes palës së Kosovës dhe Mogherinit.

Me të përfunduar ky takim, ka nisur edhe darka e punës në kuadër të dialogut mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Twitter.

Të dy vendet po përfaqësohen nga nivelet më të larta shtetërore.

Kosova po përfaqësohet nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa, ndërsa, Serbia nga presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Alekander Vuciq.

(Kosova Sot)