Jemen, 45 të vrarë në sulmet ajrore

  • 06 July 2015 - 19:31
Jemen, 45 të vrarë në sulmet ajrore
Të paktën 45 civilë janë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve në Jemen, thonë zyrtarët e këtij vendi.

Në sulmin në të cilin është goditur tregu në veri të qytetit të Adenit ka lënë të plagosur mbi 50 civilë, transmeton lajmi.net.

“Menjëherë pas shpërthimit kam dal në vend të ngjarjes, ku pashë dhjetëra njerëz të vdekur, derisa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente”, ka deklaruar një dëshmitar.

Zyrtarët e lartë të Jemenit kanë bërë të ditur se sulmet ajrore të zhvilluar në shtatë provinca kanë pasur për cak rebelët shiit Hut.