Ëndrra amerikane me para të fjetura

  • 06 July 2015 - 20:26
Ëndrra amerikane me para të fjetura

Dikur mbante ditarin në dorë, por tash është i privuar nga kjo kënaqësi

E kisha të vështirë sigurisht të largohesha nga shkolla, por jo vetëm familja ime, edhe shumë familje të tjera lakmonin të kishim një kapital që ndoshta nuk do të mund të bëhet me 30 vite punë në perëndim”, rrëfen Imeri

Sa herë përmendet Amerika, gjëja e parë që u bie ndërmend ferizajasve është kampi i forcave amerikane "Bonsteel" i ngritur në fshatin Sojevë të Ferizajt. Por, jo vetëm në aspektin e sigurisë ferizajasit ia panë hairin kampit "Bonsteel". Janë më shumë se 5 mijë banorë të kësaj ane që e kanë pasur rastin edhe të punësohen në këtë kamp, e më pastaj edhe në Afganistan e në Irak. Lakmia për paga të majme e trajtim të dinjitetshëm në punë ka shtyrë edhe të punësuarit edhe në institucionet publike që t'i lënë këto vende të punës e të përfshihen në projekte të ndryshme të kompanive amerikane. Një histori të tillë e ka përjetuar edhe profesori i lëndës së Kimisë, Abdullah Imeri i cili për 21 vite kishte punuar si arsimtar në shkollat e mesme të Ferizajt. Por, i etur për më shumë gjurmime e avancime në punë, ai nuk u mendua shumë dhe la ditarin për të qenë pjesë e kompanisë KBR. Flet për përvoja të mrekullueshme atje, ku të paktën një herë në jetë e përjetoi trajtimin e barabartë me qytetarët amerikan. KBR-ja konsiderohet si kompania me numrin më të madh të të punësuarve nga Ferizaj dhe shumë qytete të tjerë të Kosovës. “E kisha të vështirë sigurisht të largohesha nga shkolla, por jo vetëm familja ime, edhe shumë familje të tjera lakmonin të kishim një kapital që ndoshta nuk do të mund të bëhet me 30 vite punë në perëndim. Kam qëndruar 7 vite atje, kam kujtime të shumë të mira ndonëse ndodheshim në arenë lufte. Isha i përgatitur e i etur për njohuri në punë, prandaj edhe stres nuk kisha duke e parë gjithë atë rregull në punën e përditshme”, tregon profesori Imeri, të cilit i mbetet peng në zemër nëse nuk do të mund t'i aplikojë ndonjëherë në Kosovë të gjitha ato që ka mësuar sa ishte në Irak, qoftë për traditën e punës, qoftë për menaxhimin e situatave të ndryshme.(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)