Varoufakis shijon birrën pas dorëheqjes (Foto)

  • 06 July 2015 - 22:31
Varoufakis shijon birrën pas dorëheqjes (Foto)

Të heqësh dorë nga një barrë e madhe e të qenit ministër i Financave i një vendi që është zhytur në krizë ekonomike, është një lehtësim i madh.

Kështu duket edhe për ish-ministrin grek  Yanis Varoufakis i cili është parë duke shijuar një gotë birrë disa orë pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Financave, ndërsa liderët e eurozonës përgatiteshin për takimin në lidhje me fatin e Greqisë pas referendumit.

Në fotot e mëposhtme ai duket me një gotë birrë, duke kontrolluar telefonin e tij dhe duke qeshur dhe bërë shaka me miqtë dhe gruan Danae Stratou në një bar në Athinë, pasi ndihmoi qeverinë e tij të triumfonte në referendum, nga ku shumica e grekëve i thanë “jo” paketës së ndihmës ndërkombëtare që parashikonte masa të tjera shtrënguese për Greqinë, transmeton Shekulli.

Varoufakis 2 birra

Varofakis 3 birra