Legjenda për Ularicën dhe historia ilire

  • 07 July 2015 - 19:40
Legjenda për Ularicën dhe historia ilire

Halili: Zanafilla e emrit që nga koha ilire

Edhe pse këtë ujëvarë pothuajse të gjithë e njohim si Ujëvara e Mirushës,  ky nuk është emri origjinal i saj, pasi që ajo ka një emër tjetër, madje më mbresëlënës, quhet Ularica. Mirëpo, shumica nuk e dinë se kjo ujëvarë aq e bukur ka këtë emër, madje as nuk e dinë se nga e ka marrë

E bukura natyrë ka gjëra tejet magjike, të cilat mund t’i shohësh dhe t’i kënaqësh sytë. Në thellësi të dy kodrinave në komunën e Malishevës gjendet një mrekulli e natyrës, e cila të magjeps kur e sheh. Kjo mrekulli e njohur si Ujëvara e Mirushës  mbledh vizitorë nga vende të ndryshme. Uji i varur, i cili rrjedh poshtë, ka shtypje tejet të madhe. Në njërën anë të kësaj ujëvare gjenden pemët, të cilat sjellin freski e në anën tjetër disa gurë që ndriçojnë, kur u bie drita e diellit, i japin pamje edhe më të bukur kësaj ujëvare. Përballë saj janë dy lokale, të cilat janë si vendpushim për vizitorët. Edhe pse këtë ujëvarë pothuajse të gjithë e njohim si Ujëvara e Mirushës,  ky nuk është emri origjinal i saj, pasi që ajo ka një emër tjetër, madje më mbresëlënës, quhet Ularica. Mirëpo, shumica nuk e dinë se kjo ujëvarë aq e bukur ka këtë emër, madje as nuk e dinë se nga e ka marrë. (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)