Komuna e shet veturën për vetëm 100 euro

  • 07 July 2015 - 22:52
Komuna e shet veturën për vetëm 100 euro

Për vetëm 100 euro dikush nga qytetarët e Kosovës, mund të bëhet pronar i një kombi Fiat Ducato, i cili do të shitet nga komuna e Hanit të Elezit.

Kjo komunë ka shpallur ankand publik për shitjen e dy automjeteve dhe të një kontenjeri.

Çmimi fillestar i vendosur për shitjen e veturave nga ana e komunës së Hanit të Elezit është dukshëm më i ulët në krahasim me çmimin e tregut, raporton ORAinfo.

Çmimi fillestar i një kombi Fiat Ducato (i njëjtë si në fotografi) i vitit të prodhimit 1993 i pa doganuar, nga kjo komunë është vendosur të jetë për vetëm 100 euro.

Ndërkaq, çmimi fillestar i një Golf 4 të vitit të prodhimit 2001 me doganë të paguar është vendosur të jetë 2 000 mijë euro, përderisa çmimi i tregut i një veture të tillë është dyfishi më i lartë.

Në njoftimin e ankandit publik, thuhet se automjetet zyrtare të përdorura do ti shiten ofertuesit që ofron çmimin më të lartë.

“Automjetet Zyrtare mund do të shiten ndaras – veç e veç. Ofertuesi, Pala e suksesshme do të shpallet pas përfundimit të Ankandit Publik. Në rast të tërheqjes së fituesit do të konfiskohet deponimi prej 10 %. Ankandi do të mbahet në administratën komunale te Hanit te Elezit, më datën 14.07.2015 në ora 14:30 h”, thuhet në njoftimin e ankandit publik.