Vuçiq dëshiron të ripërtërijë Jugosllavisë, kërkon union doganor në rajon - Lajme - Kosova Sot
Vuēiq dėshiron tė ripėrtėrijė Jugosllavisė, kėrkon union doganor nė rajon

Vuēiq dėshiron tė ripėrtėrijė Jugosllavisė, kėrkon union doganor nė rajon

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, sot është takuar me kancelarin austriak Christian Kern.

Shefi i Qeverisë serbe, siç njofton tanjug, ia ka dorëzuar zyrtarit të lartë nga Austria “dokumentin” për Ballkanin Perëndimor me qëllimin e krijimit të tregut të lirë dhe të Unionit Doganor në rajon.

Media e Beogradit nuk tregon se kjo është dëshirë e Serbisë që ta ripërtërijë disi ish – Jugosllavinë.

Fjala është, siç ka thënë Vuçiq, që të “afrohen territoret tona dhe që të lehtësohet qarkullimi i mallit”.

Kancelari austriak nuk është deklaruar rreth këtij “dokumenti”.

(Kosova Sot)

3 orë e 7 minuta më parë