Bushati thumbon Klajda Gjoshën: Kapadajllek ndaj partnerve tanë strategjik

  • 17 February 2017 - 16:06
Bushati thumbon Klajda Gjoshën: Kapadajllek ndaj partnerve tanë strategjik

Gjatë një leksioni në Universitetin e Shkodrës Ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati sulmoi ata që kundërshtojnë reformën në drejtësi me argumentin se cënohet sovraniteti.

“Nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa mburojën e së drejtës. Prandaj nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë që kërkojnë ta portretizojnë këtë reformë si ndërhyrje e të huajve në punët tona, apo si cënim sovraniteti. Sepse besoj fuqimisht që kjo reformë është konkretizim i ndërgjegjes kolektive e cila kërkon ndryshim”, është shprehur Bushati.

Ai i është pëgjigjur pyetjes për letrën që kolegia e tij, Klajda Gjosha, i dërgoi komisionerit Hahn për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Kemi vendos nje kod etike nuk komentojne opininet tona personale, ne kemi nevojë për më shumë drejtësi, kemi nevojë për ndihmën dhe ekspertizën e ndërkombëtarëve, sepse ka një kalcifikim të interesave në sistemin e drejtësisë, ka një humbje besimi të opinionit publik e për fat të keq për herë të parë pas shumë e shumë vitesh ka një kapadajllek ndaj partnerve tanë strategjik. Ne mendojmë që për asnjë moment nuk duhet ta humbim busullën tonë orientuese sepse për këto 27 vite shqiptarët kanë qënë në anën e drejtë të historisë dhe kjo reformë është konkretizim i ndërgjegjes kolektive që do ketë ndryshim pozitim në politikë, media e biznes”, tha ministri i Jashtëm.

(Kosova Sot)