Kapet 42 vjeçari shqiptar me 700 mijë euro, i dënuar për vrasje - Lajme - Kosova Sot
Kapet 42 vjeēari shqiptar me 700 mijė euro, i dėnuar pėr vrasje

Kapet 42 vjeēari shqiptar me 700 mijė euro, i dėnuar pėr vrasje

Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, i implikuar në trafik droge.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave 42 vjeçari shqiptar ishte në kërkim për vrasjen e një bashkatdhetari në vitin 1997.   

Ai ishte dënuar nga gjykata me 12 vite burg për vrasjen në vitin 1997 në Sesto San Giovanni, ndërsa u kishte shpëtuar prangave prej shumë vitesh, por u arrestua gjatë një kontrolli dhe u zbulua, pasi kishte dokumente të falsifikuara.   

Sikur të mos mjaftonte dënimi për vrasje, shqiptarit iu zbuluan dhe sekuestruan 2.5 kg kokainë dhe lëndë të tjera narkotike me vlerë 700 mijë euro.

(Kosova Sot)

15 orë e 19 minuta më parë