Tumori e bëri tepër të dhënë pas fesë

  • 19 February 2017 - 18:59
Tumori e bëri tepër të dhënë pas fesë

MENDON SE KA BISEDUAR ME MARINË E VIRGJËR

Përpos që filloi të interesohej më shumë rreth Biblës, gruaja filloi të recitonte çdo ditë tekste fetare. Sipas kërkimeve të bëra nga punëtorët e spitalit "General Universitario Morales Meseguer" në Murcia, gruaja filloi ta shihte, ta ndjente dhe të bisedonte me Marinë e virgjër

Një gruaje të paidentifikuar nga Spanja, të moshës 60- vjeçare, iu paraqit një tumor në tru, i cili ndikoi që ajo të jepej së tepërmi pas fesë. Më pas u pa se kjo grua vuante nga një formë agresive e kancerit. Jo vetëm që manifestonte shenja të depresionit, gjë që është shenjë tipike e pranisë tumoreve në tru, por gruaja ishte e bindur se kishte vënë kontakt me virgjëreshën Mari, transmeton gazeta Kosova Sot.

Tumori i madh nuk mund të largohej me operacion

Në një punim, të botuar në revistën "Neurocase", bëhet e ditur se, më parë, kjo grua nuk ishte kushedi sa fetare. Përpos që filloi të interesohej më shumë rreth Biblës, gruaja filloi të recitonte çdo ditë tekste fetare. Sipas kërkimeve të bëra nga punëtorët e spitalit "General Universitario Morales Meseguer" në Murcia, gruaja filloi ta shihte, ta ndjente dhe të bisedonte me Marinë e virgjër. Familjarët menduan se këto ishin vetëm shenja të depresionit, por mjekët iu thanë që të bënte analiza shtesë. Rezonanca magnetike tregoi se ajo kishte një glioblastomë multiforme, një formë të tumorit të trurit, nga e cila mbijetojnë vetëm 5% të pacientëve, pesë vjet pas vënies së diagnozës. Meqë tumori ishte i madh, ai nuk mund të largohej me operacion, kështu që asaj i mbeti vetëm opsioni i kimioterapisë dhe radioterapisë. 

(Kosova Sot)