Humbi 62 nga 140 kile, falë një aplikacioni në telefon

  • 19 February 2017 - 19:29
Humbi 62 nga 140 kile, falë një aplikacioni në telefon

JASMINE NORMAN KISHTE VETËM 11 VJET KUR ISHTE DIAGNOSTIKUAR ME HIPOTIROIDIZËM

Kërkonte ngushëllim te ushqimet kalorike

Pasi që humbi gati gjysmën e peshës trupore, ajo tani mbeti me "tepricë të lëkurës", gjë që e pengon atë t'i veshë rrobat, të cilat dikur ëndërronte se do t'i vishte

Ka luftuar kundër dy sëmundjeve, ka përjetuar një ndarje nga i dashuri dhe një plaçkitje të dhunshme, me armë. Por, asgjë nuk doli që ta ndalte Jasmine Norman, e cila ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, pasi që humbi 62 kile. Rrëfimi i Jasmine-s filloi pasi që, në moshën 11-vjeçare, u diagnostikua me hipotiroidizëm, një mungesë të hormoneve tiroide, e cila ndikon në metabolizëm. Kjo gjendje bëri që Jasmine, tani 24 vjeçe, të shtonte peshë me të madhe gjatë viteve të adoleshencës, duke bërë më shumë se 140 kile, derisa kërkonte ngushëllim te ushqimet kalorike, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ecte në bjeshkë me miqtë

Jasmine, e cila jeton në Adelaide, provoi një numër dietash, por gjithnjë e më shumë mbetej e dekurajuar, meqë ishte e detyruar që t'i evitonte ushqimet, të cilat preferoheshin nga miqtë e saj. Vetëbesimi i saj filloi të binte dhe ajo filloi të vishte rroba tepër të mëdha, edhe gjatë verës. Vetëm pasi Jasmine mbijetoi një plaçkitje të armatosur, të pasuar nga një ndarje nga i dashuri, ajo përfundimisht ia doli që ta ndryshonte jetën. Ky ndryshim filloi me peshën, gjënë e vetme të cilën ajo e dinte se mund ta kontrollonte menjëherë. Jasmine u regjistrua në aplikacionin "MyFitnessPal" dhe filloi të përcillte çdo gjë që ajo hante, duke e kufizuar veten në 1,200 kalori në ditë. Ajo filloi që të shkonte në palestër çdo ditë, të ecte në bjeshkë me miqtë dhe duke u përkujdesur deri në maksimum çka hante. 

Jasmine tani i ka vetëm 78 kile

Jasmine filloi që ta humbte motivimin pas pesë muajsh, por ia doli që të mos dorëzohej pasi që njoftoi njeriun, i cili tani është i dashuri i saj aktual. 50 kilet e para i humbi për tetë muaj, midis marsit dhe nëntorit të vitit 2014. Jasmine tani ka vetëm 78 kile dhe ka arritur qëllimin e saj në këtë drejtim, por tani ballafaqohet me një betejë të re. Pasi që humbi gati gjysmën e peshës trupore, ajo tani mbeti me "tepricë të lëkurës", gjë që e pengon atë t'i veshë rrobat të cilat dikur ëndërronte se do t'i vishte. Jasmine shpenzoi rreth 8,000 dollarë në operacione për shtrëngimin e lëkurës, por edhe pse kjo i ndihmoi, ende i ka mbetur shumë lëkurë tepër. Ajo tani është duke mbledhur fonde për një operacion të largimit të lëkurës së tepërt. Meqë tash vonë ajo është diagnostikuar edhe me sindromën e vezoreve policistike, gjë që mund të ndikojë edhe në peshën e saj, Jasmine është duke iu përmbajt një diete me pak karbohidrate.  

(Kosova Sot)

 

Image

 

Image result for JASMINE NORMAN from Adelaide

 

Image