25 të vdekur nga stuhitë e borës në Afganistan

  • 19 February 2017 - 20:19
25 të vdekur nga stuhitë e borës në Afganistan

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga stuhitë e borës dhe orteqet në veri të Afganistanit, më shumë se një javë pasi 100 njerëz humbën jetën nga bora e madhe në gjithë vendin.

Provinca Faryab po ngrin nga bora dhe temperaturat e ulëta.

“Mund të konfirmojmë se 25 persona kanë vdekur në këtë borë të madhe të pashembullt”, tha Ammanullah Zafar, shef për siguri për agjencinë e lajmeve ‘Anadolu’.

Qindra shtëpi janë shkatërruar dhe shumë viktima u shkaktuan nga të ftohtit.

(Kosova Sot)