Manjani kundër policisë për paratë e sekuestruara: I marrin me furgon, i kthejnë me tenxhere

  • 19 February 2017 - 23:24
Manjani kundër policisë për paratë e sekuestruara: I marrin me furgon, i kthejnë me tenxhere

Ylli Manajani vijon të jerë aktiv në qëndrimet e tij ndaj ngjarjeve të aktualitetit, teksa ka reaguar ashpër kundër policisë për aksionet e shumpërfolura të  kapjes së autorëve të grabitjeve të parave të bankës. Në një postim në rrjetin social tuiter,

“Qënka kapur edhe një tenxhere me para sot! Urime! I marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere..! Duhen ende tenxhere të tjera…”.

Me këtë postim, duket qartazi që Manjani fajëson policinë, ndonëse ka zgjedhur një mënyrë ironike dhe jo të drejtpërdrejtë.

Nga 5 autorët e implikuar në grabitjen e fundit të ndodhur në qafë Kashar, rezultoi se ndoshta vetëm njëri prej tyre ka qenë i pranishëm fizikisht në ngjarje.

(Kosova Sot)